TRAJTIMI Guinot – Age Summum

Trajtim ekskluziv për kujdes ndaj lëkurës që trajton plakjen, rrudhat e holla, përmirëson tonin, elasticitetin e lëkurës, dhe rikthen freskinë e lëkurës në fytyrë.

 

Sekretet e trajtimit

 

Hapi i parë është masazhi i lehtë me kremin eksfoliues që ka efekt dermoabraziv, i cili eliminon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës dhe stimulon prodhimin e qelizave të reja.

Serumi rigjenerues kundër plakjes është hapi i rradhës, që përmban 56 përbërës bioaktivë të domosdoshëm për jetëgjatësi të qelizave, si dhe Vitaminë C të stabilizuar që mundëson rigjenerim të qelizave.

Age Summum është teknikë masazhi kundër plakjes që ndihmon përbërësit aktivë të acidit hialuronik, dhe serumit të pasuruar me ADN të depërtojnë thellë në lëkurë.

Maska Age Summum si përfundim i trajtimit, është maskë specifike kundër plakjes me pro-kolagjen, që siguron efekt të fortë përtëritjeje për shtrëngim dhe tonofikim të kontureve të fytyrës, si dhe shkëlqimin e një lëkure të shëndetshme dhe të rinuar.

 

Rezultatet

Për më pak se 1 orë ky trajtim manual rinon lëkurën tuaj, rrudhat dhe vijat e holla mbushen dhe minimizohen, dhe dhe konturi i fytyrës duket disa vite më i re.

39, 7 % zvogëlim i rrudhave dhe vijave të holla dhe 48, 7 % rritje të elasticitetit të lëkurës.

 

Frekuenca

Rekomandohet 1 trajtim për të korrigjuar shenjat e plakjes, dhe për rezultat të përsosur, seri prej 3 trajtimesh në periudhë prej 3 javësh.

TRAJTIMI Guinot – Age Summum
3.200ден
Закажи термин