Për vetëm 1 orë, trajtimi Detoksigjen oksigjenizon lëkurën, i heq toksinat dhe mikro -grimcat nga ndotja e jashtme, lëkura merr frymë përsëri ….
Trajtimi është i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe të gjitha llojet e lëkurës.
Sekretet e trajtimit
Hapi i parë është eksfolimi i dyfishtë me krem peeling enzimatik dhe mekanik (me kokrra), i cili eliminon qelizat e vdekura të lëkurës, toksinat dhe mikro -grimcat nga ndotja e jashtme, pastron dhe zbut lëkurën.
Maska Detoksifikuese vepron si një magnet që mbledh dhe heq grimcat e ndotjes dhe detoksifikon të gjitha shtresat e lëkurës. Falë substancës kimike EDTA dhe Argjilës së Gjelbër në Detoxigene, maska neutralizon metalet e rënda, thith toksinat dhe mbetjet metabolike nga indet nënlëkurore, përmirëson frymëmarrjen qelizore dhe ndihmon në ruajtjen e energjisë në qeliza.
Masazhi unik Detoxigen, përmes lëvizjeve të veçanta të masazhit me serumin aktiv Detoxigen siguron oksigjenim të thellë të lëkurës, përmirëson mikroqarkullimin dhe furnizimin me oksigjen, stimulon metabolizmin e qelizave dhe sintezën e komponimeve të energjisë – ATP, kështu që qeliza funksionon në mënyrë perfekte. Kompleksi Purisoft (ekstrakti i farës moringa) formon barrierë mbrojtëse kundër ndotjes së jashtme, si dhe efekteve negative të stilit të shpejtë të jetesës. Ekstrakti i algave Laminaria hidraton dhe përmirëson tonin dhe elasticitetin e lëkurës.
Rezultatet
Menjëherë pas trajtimit, lëkura është dukshëm me më shumë shkëlqim, e lëmuar dhe ngjyrë të zbehtë rozë, fytyra ndihet e freskuar dhe e ushqyer në prekje. Lëkura është 82% më e pastër dhe pa acarime, 43% ndihet më e butë në prekje, dhe gjithashtu hidratimi i thellë përmirësohet deri në 66%. Lëkura duket se merr frymë përsëri.
Frekuenca
Trajtimi i detoksifikimit rekomandohet për të gjitha moshat dhe për të gjitha llojet e lëkurës gjatë gjithë vitit.
Rekomandohet veçanërisht disa herë në vit kur shkalla e ndotjes së ambientit është më e lartë, në një periudhë stresi dhe lodhjeje ekstreme, në ndryshimet sezonale, pas pushimeve ose një udhëtimi të gjatë, dhe pas periudhave intensive pune të lodhshme.