Trajtim ekskluziv i personalizuar dhe i patentuar për kujdesin e lëkurës që siguron rezultate spektakolare, e përshtatur për të përmbushur të gjitha objektivat e bukurisë së klientëve. Ky trajtim kryhet me ndihmën e aparatit Hidraderm Cellular Energy, i krijuar sipas standardeve më të larta në kozmetikë.
Sekretet e trajtimit:
- Jonoforeza dinamike është një metodë ekskluzive dhe e patentuar GUINOT që mundëson transferimin e energjisë, e bën shpërndarjen e shpejtë dhe efikase të përbërësve aktivë në
qelizë nëpërmjet serumeve të zgjedhura të xhelit me aktivizimin e receptorëve qelizorë.
- Trajtimi është i disponueshëm në 8 versione të ndryshme sipas objektivave të bukurisë së klientëve: hidratues, ushqyes, kundër-rrudhave, për lëkurë të yndyrshme dhe problematike, për zbardhim, pas rrezitjes, për lëkurë të ndjeshme dhe të irrituar, dhe trajtim energjik kundër rrudhave (age logic).
- Hapi tjetër është me ndihmën e energjisë termike nga elektroda dhe emulsioni oksigjenues, që rrisin aktivitetin e metabolizmit qelizor, duke përmirësuar mikroqarkullimin dhe oksigjenizimin e lëkurës, ka efekt të thellë e pastrues dhe kujdes ndaj lëkurës.
- Masazhi relaksues, është pjesa më e bukur e trajtimit të fytyrës, e çliron tensionin e lëkurës, lëkura është e shëndetshme, me shkëlqim dhe ngjyrë rozë e hapur.
Rezultatet
Për vetëm 1 orë trajtim, lëkura është dukshëm më e re dhe e rifreskuar. Qelizat si “sfungjer” i thithin të gjithë përbërësit aktiv nga serumet e xhelit sipas gjendjes aktuale të lëkurës dhe dëshirës tuaj për bukuri.
Ky trajtim është ideal për të gjitha gratë që dëshirojnë kombinim të qasjes individuale, kozmetikës profesionale dhe kozmetikës së teknologjisë së lartë.
Frekuenca
Fillimisht rekomandojmë një seri prej 3 trajtimeve me frekuencë prej 1 trajtimi në javë. Për të ruajtur rezultatet e bukurisë dhe rutinën e kujdesit të lëkurës së fytyrës rekomandojmë 1 deri në 2 trajtime në muaj gjatë gjithë vitit.